“U zura me njërin që ngacmonte kamarieren, pashë veten shtrirë duke më gjuajtur babai me tigan”


“U zura me njërin që ngacmonte kamarieren, pashë veten shtrirë duke më gjuajtur babai me tigan”

15:05 04/11/2020

36-vjeçari nga Tirana ka marrë pjesë në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer jetën e tij plot me konflikte me familjarët. Ai është një artist dhe ka mbaruar Akademinë e Arteve për kompozicion. Djali ka treguar se gjithmonë babai e ka ngacmuar dhe nuk e ka vlerësuar kurrë, prej 20 vitesh ka duruar dhunën psikologjike që i është bërë dhe shpesh herë i riu e ka gjetur ngushëllimin tek alkooli. Ky ka qenë edhe një motiv që shtonte debatet me të atin. 36-vjeçari shpesh herë ka qenë i rënduar psikologjikisht dhe disa herë është shtruar edhe në psikiatri.

Mirela Milori:Çfarë ndodhi me konfliktin e fundit?

36-vjeçari: Isha në një klub dhe u konfliktova me dikë që po ngacmonte kamarieren. I thashë çke mo vëlla se ajo është në punën dhe hallin e vetë dhe t’i e ngacmon dhe i hedh lloj lloj llafesh. I thashë ose pi atë gotë dhe rri në punën tënde ose ik fare të rrijnë njerëzit rehat.

U kapëm dhe me duar dhe unë u mërzita sepse jam një njeri shumë i ndjeshëm dhe fillova të pija më shumë sesa duhet dhe shkoj në shtëpi. Nuk mbaj mend fare se çfarë ndodhi, vetëm e shikoj veten të shtrirë në tokë dhe babai po më godiste me diçka që nuk e dalloja se çfarë ishte, mbrapa mora vesh që ishte tigan. Më ka marrë ambulanca në orën 9 të darkës, ndërkohë që ai në aktakuzë ka thënë që na ndau policia. Kjo nuk është e vërtetë sepse policia nuk ka ardhur fare.

Mirela Milori: Ku po rri ti tani?

36-vjeçari: Shumicën e ditës rri rrugve, në darkë më thërret mamaja në shtëpi të ha bukë sepse jam dhe pa punë për momentin, është e vështirë, se të isha në punë, do kisha marrë një shtëpi. Më thërret mamaja të ha bukë dhe fle në shtëpi dhe babi bën sikur nuk e di që jam në shtëpi sepse nuk më lënë në rrugë. Unë rri me frikë sepse dhe një komshi nëse njofton policinë, unë ha burg.  Kam 3 muaj pa punë sepse në Gusht rrashë nga shkallët dhe qëndrova në shtëpi. Tani po më mban familja se s’kam të ardhura.

Mirela Milori: E do familjen tënde?

36-vjeçari: Si nuk e dua, s’bëhet fjalë. Edhe babain e dua shumë. Jam bërë viktimë bullizmi edhe në lagje. Më kanë dalë me thikë, me çekiç, me sqepar, it thoja kështu kështu puna, e më thoshtë jo se nuk ka njeri punë me ty mos e vri mendjen. I thoja mezi shpëtova se ishin 6 veta etj. /tvklan.al






Të ngjashme