U19/ Shqipëria triumfon në miqësoren me Kazakistanin
Kombëtarja e 19-vjeçarëve e drejtuar nga Erjon Bogdani fitoi miqësoren e parë me Kazakistanin të shtunën në Lushnje.
Goli i Marash Kumbullës në minutën e 40’ mjaftoi për të arritur këtë sukses. Një lojë e mirë e Shqipërisë, por raste pati edhe Kazanistani, ndërsa iu anulua një gol në minutat e fundit për pozicion të parregullt.
Kombëtarja U19 do të luajë edhe një tjetër miqësore me Kazakistanin të martën po në Lushnje.
Tv Klan