U2 akuzohen për plagjiaturë
U2 akuzohen nga një muzikant britanik se kanë kopjuar këngën “Fly”, një nga hitet më të njohur të vitit 1991, në albumin “Aktung Baby”.
Britaniku Paul Rose paraqiti një ankesë pranë një gjykate federale në Manhatan, ndaj bandës së njohur irlandeze. Ai pretendon se U2 i kanë vjedhur melodinë e një kënge që e kishte krijuar në 1989-ën.
Sipas Neë York Post, Bono Vox dhe banda e tij kanë përvetësuar muzikën në fjalë pasi autori i pretenduar i saj i kishte shpërndarë një variant Demo shtëpisë diskografike.
Muzikanti britanik kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim nga U2, si edhe që t’i njihet e drejta e autorit.
Tv Klan