UCK-ja, Jakup Krasniqi – (10 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka në plan të qëndroj në bazat e saj në krahinë derisa të mbrrijnë trupat e Natos. Ajo e konsideron mbrojtjen e popullsisë lokale si përparësinë e saj të parë, i bëri të ditur agjensisë Reuters. Zv/ministri i Mbrojtjes së UÇK, kolonel Bislim Zyrapi. Nga ana tjetër UÇK deklaroi sot në Tiranë se nuk do ti sulmoj trupat jugosllave kur të tërhiqen nga Kosova.
Jemi të gatshëm të tregohemi të përmbajtur por nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë për vëtëmbrojtje thuhet në një komunikatë të UÇK-së të firmosur nga përfaqësuesi i saj politik Hashim Thaçi. Objektivi i UÇK është tërheqja e forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe nga Kosova.
Pas nënshkrimit të marrveshjes së paqes u kemi bërë thirrje të gjithë luftëtarëve tanë të tregohen të përmbajtur, i bëri të ditur AFP zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi. Krasniqi shprehu kënaqësinë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje që përfaqëson prespektiva të reja jo vetëm për shqiptarët e kosovës por për gjithë rajonin.
Civlët serb të Kosovës i kanë të gjitha garancitë se të drejtat e tyre do të respektohen. Pë rata që kanë bashkëpunuar me forcat serbe në masakrat e banorëve të Kosovës shtoi Krasniqi, mendoj se ata duhet të largohen vetë nga krahina. Sidoqoftë UÇK nuk do të hakmerret.
Më në fund Krasniqi bëri të ditur se organizata e tij është e gatshme të diskutoj me SHBA dhe Naton për tu shndërruar në ushtri profesioniste. Kjo ushtri sipas tij do të vendoset nën komandën e Natos gjatë pranisë së saj në Kosovë./tvklan.al