UÇK konferencë në Tiranë – (25 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Për herë të parë sot në Kukës UÇK shpresa për zgjidhjen e konfliktit në të, jep një konferencë shtypi për gazetarët vendas dhe të huaj. Zëdhënësi për informim Gani Sylaj përshëndet 50 vjetorin e Natos dhe të gjitha shteteve perëndimore, veçanërisht SHBA dhe presidentin Klintton. Njëkohësisht Bashkimin Europian për embargo ndaj Jugosllavisë, por pa harruar dhe përshëndetur qeverinë e saj.
Më tej ai ka përshkruar gjendjen aktuale në Kosovë duke cilësuar si tepër të rëndë ndaj dhe shpresa tashmë për zgjidhjen e këtij konflikti mbetet ushtria kosovare dhe Natoja. Por ushtria kosovare është e dobët në armatim dhe furnizim ka shtuar zëdhënësi.
Janë mbi 500 mijë njerëz tashmë në Kosovë prej të cilëve 360 mijë në Shqipëri. Në Kosovë po zhduken fshatra, po bëhen vjedhje të pasurisë si dhe zhdukje të arkivave. Sipas të gjitha të dhënave më të fundit UÇK lufton në disa zona.
Kështu në Rahovec dhe rrethinat e saj ajo ka mundur të marrë mjaftë armë e automjete të ushtrisë serbe. Luftime nga ushtria kosovare janë zhvilluar edhe në Mitrovicë, Kaçanik, në Hani të Elezit, në Suarekë dhe në Pashtrik./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti