UÇK marreveshja me KFOR – (21 Qershor 1999)


UÇK marreveshja me KFOR – (21 Qershor 1999)

20:04 21/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Komandanti Ndërkombëtar i Paqjes në Kosovë, gjenerali Majk Xhekson, nënshkruan sot në mëngjes një marrveshje për çmilitarizimin e menjëhershëm dhe çarmatosjen graduale të UÇK-së. Marrveshja u nënshkrua nga gjenerali Xhekson dhe udhëheqësi politik i UÇK -së Hashim Thaçi, nën praninë e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit Xhejms Rubin në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në periferi të Prishtinës.

Sipas gjeneralit Xhekson me këtë dokument UÇK-ja pranon të pushoj së ekzistuari si forcë ushtarake. Thaçi deklaroi se UÇK-ja ka kryer një detyrë shumë të lartë dhe historike gjatë kësaj lufte dhe tashmë ajo do të transformohet me qëllim që të mund të ekzistoj përsëri në kushte të reja. Marrveshja kërkon në veçanti që UÇK-ja ti dorëzoj KFOR-it në bazë të një afati tre mujor të gjithë armatimet e saj që nuk janë armë të lehta.

Duke filluar nga sot UÇK-ja nuk është e autorizuar të mbaj armë të çfarëdolloj tipi 2km nga rrugët kryesore, në qytetet ose në kufijtë e jashtëm të Kosovës. Në një afat prej katër ditësh nga nënshkrimi i marrvshjes UÇK -ja do të shkatërroj të gjitha pozicionet e luftimit, fortifikatat dhe pikat e kontrollit ne rrugët dhe do të përcaktoj fushat e minave dhe kurthet për të cilat ajo është përgjegjëse.

Sipas Rubinit, presidenti amerikan Bill Klinton dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt kanë folur me Thaçin pak pas nënshkrimit të marrveshjes për ti shprehur krenarinë e tyre për vendimin që mori dhe për guximin që tregoi duke pranuar të transformojë UÇK. Marrëveshja u nënshkrua pak pasi maroi afati për i caktuar për tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Marrëveshja në të njëjtën kohë me fillimin e menjëhershëm të çmilitarizimit dhe çarmatimin e vazhdueshëm të UÇK përmban nene që i përkasin transformimit të organizatës ushtarake në një organizatë civile.

Dokumenti thekson se komuniteti ndërkombëtar do të marrë në konsideratë mundësinë e bashkimit të luftëtarëve të UÇK -së në një forcë të re policore për të ndërtuar kështu në Kosovë një ushtri mbi modelin e Gardës Nacionale të SHBA. Thaçi deklaroi se UÇK do të marrë pjesë në procesin politik ku do të përcaktohet statusi i Kosovës./tvklan.al






Të ngjashme