Udhëheqësit evropian: Krishtlindjet mund të anulohen, mos bëni plane udhëtimi
Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar se Krishtlindja nuk do të jetë e njëjtë dhe mund të anulohet krejtësisht mes bllokimeve të rrepta të koronavirusit në të gjithë kontinentin.
Irlanda dhe Franca kanë paralajmëruar popullsinë e tyre se mund të ketë kufizime të udhëtimit gjatë periudhës festive.
Kryeministri francez Jean Castex dhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, kanë dalë më deklarata të ngjashme duke thënë se njerëzit nuk duhet të planifikojnë tubime të mëdha.
Edhe në Suedinë, e cila nuk ka ndonjë bllokim për momentin, eksperti i viruseve Anders Tegnel, ka pranuar se kufizimet e udhëtimit mund të ndryshojnë papritmas para periudhës festive dhe se është shumë herët për të bërë plane udhëtimi.
Paralajmërimet rreth kufizimeve që mund të merren në periudhën e festave erdhën ndërsa rastet e viruseve në Evropë po vazhdojnë të rriten, edhe pas masave të ashpra të kufizimit, që u bënë për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve.
Deri tani, Gjermania ka raportuar një numër rekord të rasteve të virusit me 23,542 infeksione të konfirmuara në një periudhë 24-orëshe, ndërsa vetëm ditën e enjte, Britania e Madhe gjithashtu raportoi një rekord me 33,470 raste. /tvklan.al