Udhëtim mbi shina, “Një stacion i harruar”


Udhëtim mbi shina, “Një stacion i harruar”

16:19 03/05/2014 GjermanjaDikur ishte mjeti kryesor i udhëtimit sot është një stacion i harruar. Këtë titull mban edhe kjo ekspozitë me 20 shkrepje bardh e zi. Fotografitë e bëra nga katër të rinj janë prova e gjallë e shkatërrimit të rrjetit hekurudhor. Gjermania Josephine Heide e gjendur në Tiranë në vjeshtën e një viti më parë, sot kuratore e kësaj ekspozite, shpreh keqardhje që për pjesën dërmuese të shqiptarëve treni nuk egziston.

Josephine Heide, Kuratore “Stacioni i Harruar”:

E kemi quajtur stacioni i harruar pasi nuk është më një stacion. Ky mjet trasnporti është në grahmat e tij të fundit. Për këtë arsye menduam të realizojmë këto fotografi, për të kujtur se dikur ishte një tren.

Secila nga fotografitë e këtij udhëtimi mbi shina e ka edhe një histori. Personazhet, udhëtarë dhe fatorino, rrëfejnë edhe historinë e tyre.treni-ekspozite1

Josephine Heide, Kuratore “Stacioni i Harruar”:

Pashë se treni përdorej më shumë nga njerëzit e varfër pasi bileta është e lirë. Madje për të rinjtë është diçka e turpshme. Më vjen keq. Treni përveç se shërben për të mbërritur në një destinacion  të jep mundësinë të ulesh, të qetësohesh, të shijosh panoramën që të ofron udhëtimi, të bisedosh me të panjohur, të argëtohesh. Në Gjermani edhe pse bileta është më e shtrenjtë e përdorim shumë.

Për të gjithë nostaligjikët “Stacioni i harruar” do të qëndrojë i hapur deri në 8 Maj në Tirana Ekspress.

TV KLAN





Të ngjashme