Udhëtimet janë të dëmshme për shëndetin
Të udhëtosh për punë është bukur dhe mund të jetë mjaft interesante. Por jeta e atyre që duhet të udhëtojnë të paktën 12 net në muaj, ose edhe më shumë, mund te jetë mjaft stresuese dhe mund të dëmtojë seriozisht shëndetin fizik dhe atë mendor.
Për këtë arsye janë kryer studime nga Universiteti i Columbia. Dhe rezulton se njerëzit që kanë një jetë që duhet të udhëtojnë shpesh për arsye pune shfaqin probleme.
Qëndrimi për orë të gjata në avion, shkakton rritjen e masës trupore, pra shtim në peshë. Janë 92% me tepër mundësi për t’u bërë obezë pikërisht nga ky ritëm jete gjithnjë i çrregullt dhe i ndikuar edhe nga ndryshimet e orës. Këto ndikojnë edhe në lindjen e shqetësimeve mendore, si ankthi, stresi dhe depresioni.
Një tjetër element që del ne pah është se kush udhëton shumë për punë konsumon shumë alkool, për të mundur vetminë, për të ulur ankthet apo edhe thjesht për të fjetur më shpejt për të evituar problemet e lidhura me ndryshimin e orës. Por mjekët shpjegojnë se faktori alkool thjesht përkeqëson gjërat dhe ndikon negativisht në orën biologjike.
Klan Plus