Udhëtimet turistike në hapësirë do të nisin vitin tjetër


Udhëtimet turistike në hapësirë do të nisin vitin tjetër

23:41 30/04/2018

Udhëtimet hapësinore mund të nisin vitin e ardhshëm. Pas suksesit të fundit në testin e fluturimit të Blue Origin të themeluesit të Amazon Jeff bezos, nisja e turizmit hapësinor mund të të ndodhë në vitin 2019.

Kapsula panoramike e destinuar për pasagjerët ka kryer udhëtimin në kuotë, me manikinin Skywalker në bord, i quajtur kështu në nder të protagonistit të filmit Star Wars.

Ky është udhëtimi i dytë që zhvillon Kapsula dhe Blue Origin po përgatitet që testi I ardhshëm të jetë me njerëz të vërtetë në bord, brenda këtij viti. Raketa New Shepard u nis nga baza e Texasit dhe lëshoi kapsulën pas 2 minutash nga shkëputja nga toka.

Kur arriti në kuotën 107 km që është edhe lartësia e përcaktuar për këto operacione, raketa dhe kapsula janë kthyer në Tokë përkatësisht brenda 7 dhe 10 minutash, duke kryer ulje perfekte. 

Klan Plus






Të ngjashme