Udhëtoi nga Tirana drejt Uashingtonit, amerikania rezulton me koronavirus
Sipas të gjitha gjasave, Shqipëria mund të ketë të tjera raste infektimesh me koronavirus, që nuk janë konfirmuar nga autoritetet.
Dyshimet i përforcon ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koca, i cili thotë se një shtetase amerikane 86-vjeçare ka udhëtuar nga Tirana drejt Uashingtonit me tranzit nga Stambolli dhe ka rezultuar me koronavirus pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një postimi në Twitter, me këtë fakt ai përpiqet të qetësojë opinionin publik se në Turqi nuk ka ende asnjë rast të infektimeve me koronavirus.
Tv Klan