UEFA dënon Shqipërinë


UEFA dënon Shqipërinë

22:00 21/06/2016

Federatës Shqiptare të Futbollit i është komunikuar nga UEFA se është ndëshkuar me gjobë në lidhje me procedimin e hapur për ndeshjen me Rumaninë, për shkak të hedhjes së një fishekzjarri nga sektori i tifozëve shqiptarë në fushën e lojës.

Sipas komunikatës, kuqezinjtë janë dënuar me 20 mijë euro gjobë. Është ky ndëshkimi i parë nga UEFA në një Europian për Shqipërinë.

UEFA po heton edhe takimin me Zvicrën, ku u vendos në tribunë një parullë ku fajësonte Greqinë për vrasje të çamëve dhe ndezje të fishekzjarrëve. 

/tvklan.al






Të ngjashme