UEFA do të ashpërsojë Fair Play Financiar
Pritet të ketë kushte më strikte në pulsvalencave fiktive
UEFA po përpiqet tregohet gjithmonë e më ashpër me klubet që shkelin rregullat e Fair Play Financiar.
Dënimi i Manchester City me 2 vjet përjashtim nga kupat e Europës është një shembull i qartë.
Por masat e marra nuk mjaftojnë dhe po mendohet të bëhen edhe më të ashpra në të ardhmen.
UEFA po mendon të bëjë më strikte kushtet kundër pulsvalencave fiktive, më qartë të pengojë fryrjen e vlerës së kartonit të lojtarëve që kalon më pas në bilanc.
Mediat italiane shkruajnë se një metodë të tillë e ndjekin edhe klubet në Serie A.
Diskutimet janë ende në fazë fillestare, por po punohet që të bëhen përmirësimet, pasi paratë e përfituara nga shitja e futbollistëve është një zë i rëndësishëm në financat e klubeve.
Tv Klan