UEFA fal tifozët e Kukësit
Kukësi do ta luajë në prani të tifozëve ndeshjen e kthimit ndaj Austrisë së Vjenës në Ligën e Europës.
UEFA ka pranuar kërkesën e klubit shqiptar për t’ia ulur dënimin e dhënë një vit më parë, pas incidentit që ndodhi në përballjen e Ligës së Europës ndaj Legias së Varshavës.
Kuksianët e zhvilluan me tribuna bosh takimin e parë të turit të parë të këtij edicioni, ndaj Rudarit të Malit të Zi.
Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga Hasan Lika e arriti kualifikimin në turin e parë.
Tv Klan