UEFA heton ndeshjen Rumani-Shqipëri
Shqipëria është bërë edhe një herë pjesë e komisioneve të UEFA-s. Disiplina vendosi të marrë në shqyrtim disa veprime të tifozerisë shqiptare në takimin me Rumaninë mbrëmjen e së dielës.
Sipas raportit të UEFA-s përkrahësit kuqezi ndezën fishekzjarrë, hodhën sende të forta dhe pati edhe nga ata të cilët zbritën në fushë.
Ky procedim disiplinor i shtohet atij në takimin me Zvicrën ku u vendos në tribunë një parullë ku fajësonte Greqinë për vrasje të çamëve dhe ndezje të fishekzjarrëve.
Pritet që për të dy rastet të ketë ndëshkime për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe tifozët. /
tvklan.al