Uellsi kërkon të fitojë Europianin


Uellsi kërkon të fitojë Europianin

11:46 05/07/2016

Uellsi shpreson të përsërisë historinë dhe të fitojë kampioinatin europian. Sulmuesi Gareth Bale, në një konferencë për shtyp tha se skuadra ka fituar shumë besim tek vetja, mbi të gjitha pas ndeshjes me Belgjikën.

Gareth Bale, futbollist i Uellist:

“Mendoj se mund të bëjmë më shumë. Kur sheh atë që bëri Greqia apo Danimarka, përse ne nuk mund ta përsërisim. Në renditje jemi rritur shumë si ekip. Tashmë e ndjejmë që jemi të aftë të fitojmë edhe me skuadra të mëdha. Mësuam nga gabimet tona në ndeshjet e para dhe tani jemi këtu. Është ëndërr të fitosh kampionatin, por më parë duhet të fitojmë me Portugalinë.”

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve, Bale do të përballet më shokun e tij të skuadrës tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Gareth Bale, futbollist i Uellist: Nuk bëhet fjalë për dy futbollistë përballë njëri-tjetrit por për dy kombe. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Nëse ata janë në gjysmëfinale kjo është se kanë luajtur mirë. Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer por ne e shohim nga ana jonë, çfarë mund të bëjmë si skuadër. Edhe ekipet e tjera kanë patur futbollistë të mirë, por ne do të vazhdojmë të luajmë si skuadër”

Ndeshja do të luhet të mërkurën në orën 21.00 në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”.

Tv Klan






Të ngjashme