Sekuestrohen nga Policia Vlorë 450 kilogramë lëndë narkotike (8 Shtator 2000)


Sekuestrohen nga Policia Vlorë 450 kilogramë lëndë narkotike (8 Shtator 2000)

12:11 08/09/2000

Policia e Vlorës ka kapur mbrëmë sasinë më të madhe të lëndëve narkotike. 450 kilogramë lëndë e presuar është gjetur e fshehur në tabanin e një kamioni i cili po nisej nga porti në drejtim të Italisë. M.Ç, 29 vjeç kishte vendosur në tabanin e kamionit ngarkesën 450 kilogramëshe të paketuar dhe bërë gati për t’u dërguar në Itali, por në pikën e kalimit të Portit të Vlorës nga kontrolli i policisë, i janë gjetur pakot me lëndë narkotike të presuar.

Kamioni dhe sasia e narkotikëve janë sekuestruar ndërsa i riu është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës. Para disa ditësh po në Portin e Vlorës në një kamion që po lëvizte drejt Italisë, janë gjetur 250 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në shasinë e makinës. Sasia prej 450 kilogramëve ishte sasia më e madhe e kapur deri tani./tvklan.al






Të ngjashme