UGJSH: Ekzekutivi po minon pavarësinë e gjyqësorit
Unioni i Gjyqtarëve Shqiptar e quan trajtimin publik të ankesave ndaj qytarëve si shkelje të Parimeve Bazike të Bashkuara mbi pavarësinë e gjyqësorit. Unioni vlerëson se trajtimi i ankesave ndaj gjyqtarëve dhe vedimeve të tyre në raport me publikun, duhet bërë në mënyrë konfidenciale, siç kërkojnë standardet ndërkombëtare.
Në një shkresë drejtuar Presidentit të Republikës, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve, Komisionit Europian, OSBE –së, Misioneve Euralius e Opdat, projektit Just në USAID dhe Mediave, unioni nënvizon se sipas pikës 17 të Parimeve Bazike të OKB –së, "një akuzë apo ankesë e bërë ndaj një gjyqtari në kapacitetin e tij profesional dhe gjyqësor duhet të shqyrtohet me shpejtësi dhe drejtësi, bazuar në një procedurë të përshtatshme.
Gjyqtari duhet të ketë të drejtën e një procesi të drejtë dëgjimor. Por hetimi i rastit në fazën fillestare duhet të mbahet konfidencial, përveç kur vetë gjyqtari kërkon ndryshe".
Unioni shpreh shetesimin për atë që e quan si minim të pavarësisë së gjyqësorit dhe besimit tëtij përmes kriticizmit të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.Në letër nënvizohet se rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës drejtuar shteteve anëtare mbi Gjyqtarët: Pavarësinë, Efiçencën dhe Përgjegjësitë, në pikën 16 të tij, parashikon se; "Vendimet e gjyqtarëve nuk duhet të jenë subjekt rishikimi, përveç procedurës apeluese ose rishikuese, sikurse parashikohet në ligj." Ndërsa në pikën 18 thuhet se: "Teksa komenton vendimet e gjyqtarëve, pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ duhet të shmangin kriticizmin që minon pavarësinë ose besimin e publikut tek gjyqësori. Ata gjithashtu duhet të shmangin veprimet që mund të tregojnë mungesën e vullnetit të tyre për t'iu bindur vendimeve të gjyqtarëve, përveç se mund të deklarojnë qëllimin e tyre për të apeluar."Javën e shkuar, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, në një kërkesë drejtuar Presidentit të Republikës për shqyrtimin e hollësishëm të 65 vendimeve të gjyqtarëve publikoi edhe vendimet e tyre.Ankesat ndaj gjyqtarëve po publikohen edhe në portalin antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë. Ja letra e plotë:Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me gjyqësorin, në emër të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, anëtar me të drejta të plota në Shoqatën Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, që ka status këshillimor në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Evropës, na lejoni të risjellim edhe njëherë në vëmendjen tuaj standardet ndërkombëtare bashkëkohore të trajtimit të ankesave ndaj gjyqtarëve dhe vendimeve të tyre, në raport me publikun e gjerë.Së pari, Parimet Bazike të Kombeve të Bashkuara mbi Pavarësinë e Gjyqësorit, në pikën 17 të tyre parashikojnë se "Një akuzë apo ankesë e bërë ndaj një gjyqtari në kapacitetin e tij/saj profesional dhe gjyqësor duhet të shqyrtohet me shpejtësi dhe drejtësi, bazuar në një procedurë të përshtatshme. Gjyqtari duhet të ketë të drejtën e një procesi të drejtë dëgjimor. Hetimi i rastit në fazën fillestare duhet të mbahet konfidencial, përveç kur vetë gjyqtari kërkon ndryshe".
Së dyti, Rekomandimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës drejtuar shteteve anëtare mbi Gjyqtarët: Pavarësinë, Efiçencën dhe Përgjegjësitë (2010), në pikën 16 të tij, parashikon se "Vendimet e gjyqtarëve nuk duhet të jenë subjekt rishikimi, përveç procedurës apeluese ose rishikuese, sikurse parashikohet në ligj.", ndërsa në pikën 18 se "Teksa komenton vendimet e gjyqtarëve, pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ duhet të shmangin kriticizmin që minon pavarësinë ose besimin e publikut tek gjyqësori. Ata gjithashtu duhet të shmangin veprimet që mund të tregojnë mungesën e vullnetit të tyre për t'iu bindur vendimeve të gjyqtarëve, përveç se mund të deklarojnë qëllimin e tyre për të apeluar."
Sa më lart, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë vlerëson se qasja e trajtimit në publik të ankesave ndaj gjyqtarëve duhet t'i përmbahet këtyre standardeve dhe parimeve, në të kundërt dëmton pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut tek drejtësia dhe interesat e mirëadministrimit të drejtësisë në përgjithësi.
Tv Klan