Ujërat e zeza ndotin lumin e Shkumbinit
Shkumbini mbetet një nga burimet alternative të Elbasanit për tu freskuar gjatë muajve të verës. Fatkeqësisht ai rezulton një nga lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
Studimet e viteve të fundit dëshmojnë për një shkallë të lartë të ndotjes nga ujërat e zeza të pa përpunuara që derdhen në Shkumbin. Kjo ndotje nis në Librazhd , vazhdon në Elbasan- Peqin-Rrogozhine , për të arritur nivelin më të lartë deri në grykëderdhje, në Adriatik.
Matjet vërtetojnë se në perëndim të Elbasanit niveli i baktereve për 100 ml ujë arrin në mbi 100 mijë. Ndërsa treguesi specifik i ujërave të zeza, koliformët fekalë arrijnë në shifra alarmante duke e bërë këtë ujë praktikisht të pashfrytëzueshëm.
Ndotja më e lartë arrin në muajt e verës kur niveli i ujit bie dhe temperaturat favorizojnë zhvillimin e mikrobeve duke bërë atë të rrezikshëm për njerëzit, bimësinë dhe kafshët.
Alarmi për ndotjen është dhënë prej kohësh nga strukturat e shëndetësisë në Elbasan.
Tv Klan