Ujërat e zeza pushtojnë rrugët e Tiranës (20 Qershor 2000)


Ujërat e zeza pushtojnë rrugët e Tiranës (20 Qershor 2000)

08:29 20/06/2000

Prej 3 javësh sa herë që vjen uji në çezma, aq herë “pëllcasin” ujërat e zeza këtu. Kjo ndodh pranë tregut tek Shkolla e Baletit në Tiranë. Në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime tregojnë se nuk është thjesht çeshtja e një tubi të çarë. Bëhet fjalë për një dukuri që ka ardhu sëbashku me ethet e ndërtimeve dhe lejet përkatëse, të dhëna pa u menduar gjatë.

Themelet e pallateve të reja janë hedhur mbi kolektorët dhe puseta. Kështu, inxhinierët pohojnë se gjendja do të vazhdojë pa ndryshuar edhe në mjaft zona të kryeqytetit, derisa të bëhet një studim i ri dhe të përmirësohet rrjeti ti tanishëm./tvklan.al






Të ngjashme