Ujërat e zeza vërshojnë nëpër rrugë


Ujërat e zeza vërshojnë nëpër rrugë

16:00 05/07/2016

Bllokimi i pusetave në lagjen “30 Vjetori” të Beratit ka bërë që ujërat e zeza të vërshojnë në mes të rrugës.

Situata bëhet edhe më alarmante në kushtet e temperaturave të larta, ku rreziku i epidemive rritet ndjeshëm.

Banorët ankohen se nuk mund të hapin as dritaret, si pasojë e erës së keqe dhe mushkonjave.

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e rrjetit të amortizuar të kanalizimeve. Problematika njihet edhe nga Bashkia e Beratit, e cila pohon se është akorduar një fond për investim, por përplasjet për tenderin kanë sjellë vonesa në nisjen e punimeve.

Nga ana tjetër, Inspektoriati Shtetëror Shendetësor duke e konsideruar situatën kritike dhe zonën si burim infeksioni ka gjobitur Bashkinë e Beratit dhe ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve.

Tv Klan






Të ngjashme