Ujërat industriale ndotin mjedisin në Shqipëri – (14 Nëntor 2000)


Ujërat industriale ndotin mjedisin në Shqipëri – (14 Nëntor 2000)

10:56 14/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Shkarkimi i ujërave industrial në natyrën e vendit tonë, po bëhet çdo ditë e më shumë një kërcënim i madh për mjedisin. Sipas Komitetit Kombëtar të Mjedisit, shkarkimi i ujërave industrial në natyrë është më i dukshëm përreth zonave industriale. Problematike mbeten zonat e Patos Marinzës dhe zona përreth rafinerisë së thellë të naftës në Ballsh, ku ujërat industriale derdhën në ambientet përreth, duke ndotur lumenjtë dhe tokat.

Kështu për shembull në lumin Gjanicë, përmbajtja e fenolëve është 2.6 deri në 3.6 miligram për litër, duke ditur se norma e lejuar është 0.02-0.05 miligram për litër. Ujërat e kanaleve në zonën e Patos Marinzës përmbajnë 0.36-0.76 miligram për litër benzen. Sasia e këtyre elementëve kimik është shumë herë më e lartë se norma e lejuar./tvklan.al






Të ngjashme