Ujësjellësi i Bovillës – (11 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më shumë prurje uji në rubinetat e familjeve kryeqytetase. Kapacitetit prej 600 litrash në sekond më të cilin Tirana furnizohet nga Selita, asaj tashmë do ti shtohet edhe prurja prej afro 800 litrash në second nga Bovilla. Vera e këtij viti duket se do të bëjë realitet ëndrrën Bovillë të kryeqytetasve që duket se nuk do të ketë më vuajtje për ujë.
Gjatë javëve të ardhshme situate e furnizimit me ujë do të vijë duke u përmirësuar, kështu pohoet edhe nga Pushteti Lokal. Fundi i vitit të shkuar në Tiranë vuri në përdorim 1/3 e kapacitetit të Bovillës, pasi rrjeti shpërndarës nuk e përballonte dot të gjithë prurjen.
Ndërkohë me ardhjen e pajisjeve që mungonin, Bovilla pritet të funksionoj me kapacitet të plotë. Shqipëria një nga vendet me rezerva të bollshme ujore vazhdimisht ka vuajtur nga mungesa e ujit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti