Ujesjellësi i Elbasanit në vështirësi financiare (14 Shkurt 1999)


Ujesjellësi i Elbasanit në vështirësi financiare (14 Shkurt 1999)

08:57 14/02/1999

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Elbasanit ndodhet në vështirësi financiare. Nga mospagimi i faturave të ujit nga qytetarët, firmat private dhe ndërmarrjet shtetërore, borxhi i Ujësjellësit ndaj KESH-it arrin në 180 milion lekë. Në listën e borxhlinjve të ujësjellësit të Elbasanit është dhe Drejtoria Arsimore me 55 milionë lekë borxh.

Sipas ligjit çdo fillim dymujori, ndërmarrjet buxhetore duhet të paraqesin në degën e thesarit faturën e shlyerjes të detyrimeve nga KESH, Telekom dhe Ujësjellës. Si rrugëzgjidhje shihet liberalizimi i tarifave të ujit të pijshëm duke ngritur çmimin për ndërmarrjet shtetërore dhe private./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme