Ujesjellësi Korçë, më i madhi në Ballkan (13 Shkurt 2001)


Ujesjellësi Korçë, më i madhi në Ballkan (13 Shkurt 2001)

12:02 13/02/2001

Ndryshe nga punimet për ndërtimin e ujesjellësave në Kavajë e Korçë, në Krujë puna ka ecur mbarë. Pasi u zbuluan rezervat ujore u ndërtuan puset e ndërsa tani po shtrihet rrjeti në gjithë qytetin. Kryetari i bashkisë Gjergji Duro deklaron se ky ujësjellës i ndërtuar nga qeveria gjermane dhe që po realizohet nga firma italiane është më moderne në Ballkan.

Ka një vit që kanë filluar punimet dhe për cilësinë e ndërtimit të tyre supervizori gjerman shprehet i kënaqur. Por, gjatë muajit të fundit ka patur shkelje të projektit në përmbushjen e kanaleve të hapura në bulevardin dhe rrugicat e Korçës. Me pretekstin se nuk bëhet asfalt në dimër, kanalet u mbuluan me dhe ku fill pas reshjeve të shiut dhe dëborës, qyteti u mbyt në papastërti. Kryetari Duro kërkoi pezullimin e ndërtimeve dhe zbatimin e projektit për të shmangur ndotjen./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme