Uji i Bovillës për të vaditur parcelat me kanabis
Duket se uji i liqenit të Bovillës nuk përdoret vetëm për t’u pirë, por shërben fare mirë edhe për të vaditur. Kjo pasi ditën e sotme, efektivët e Komisariatit Numër 4 në kryeqytet kanë zbuluar rreth 864 bimë kanabis sativa.
Zbulimi i tyre, sipas policisë, u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Bimët ishin mbjellë afër liqenit të Bovillës, në zonën e Bulceshit. Asgjësimi i drogës u bë me anë të djegies ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al