Uji i Ftohtë në Tepelenë në gjendje të mjerueshme (28 Gusht 1999)
Vapa e ditëve që sapo shkuan shtoi dhe vështirësitë e kalimit të tyre në temperaturë të ulët,ishin dhe kërkesa e mjaft njerëzve në këtë stinë, dhe mendja të shkon tek Pika e Ujit të Ftohtë të Tepelenës , një mjedis befasues edhe për turistët e huaj. Por kjo pikë tashmë është braktisur krejtësisht. Lokali është mbyllur që pas ngjarjeve të vitit ’97, mjediset janë abandonuar, objektet janë prishur e vjedhur sidomos ato të gdhendura në gur. Vetëm disa pushues spontanë zbresin për të kaluar vapën poshtë hijeve të plepave.
A ka një drejtori të përgjithshëm të turizmit të interesohet për to. Ky është një kapital i mbajtur peng i cili çon në shkretim të pasurisë kombëtare. Por dhe Viroi në Gjirokastër ka qënë dikur i vizituar dhe tashmë ai hesht, sepse liqeni mirëmbahej e trajtohej ekologjikisht nga shteti. Tani është privatizuar nga një lokal dhe mjedisi ka mbetur i shkretë pa ndonjë ndërhyrje ekologjike.
Mbeturinat në atë pak ujë, e kanë shndërruar Viroin në një kënetë. Vërtet syri të regjistron bukuritë magjepsëse të natyrës por duket dhe braktisja e natyrës nga dora njerëzore. Qoftë ky një apel për shtetarë, njerëz të ligjeve për të qënë të papajtueshëm me vrasësit e natyrës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti