Uji i ndotur në Tiranë, shkak çarja e tubave të ujësjellësit (9 Nëntor 2000)


Uji i ndotur në Tiranë, shkak çarja e tubave të ujësjellësit (9 Nëntor 2000)

14:18 09/11/2000

Kjo shishe nuk është me ndonjë lëng freskues, por ajo është e mbushur me ujë të pijshëm nga çezma. Këtë ngjyrë dhe përmbajtje ka uji në një lagje të Tiranës. Blloqet e pallateve në rrugën “Budi” kanë 10 ditë që ujin e shohin kështu. Kjo ndodh sa herë që prishet koha dhe bie shi. Duke ditur se kanë hyrë në stinën e dimrit dhe moti i keq do t’i shoqërojë, banorët ankohen.

Përgjigje ankesës së tyre i jep Drejtoria e Higjenës që sipas tyre e rëndësishme është që mos të ketë ndotje fekalesh që në këtë rast ky ujë nuk i ka. Turbullimi i tij vjen si pasojë e ndonjë çarje tubi që i furnizon. Sipas drejtuesve të Higjenës, shumica e tubave të ujësjellësit Tiranë janë të amortizuar. Në këtë rast, kjo drejtori, sëbashku me atë të Ujësjellësit janë vënë në punë për riparimin, por vështirësia qëndron tek mosgjetja e tubit të çarë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme