Uji i pijshëm në Përmet – (28 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Këto tuba po vendosen për të siguruar furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Përmetit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë dhjetë milion lekë për këtë projekt, por udhëtimi i ujit deri tek përmetarët duket ende i vështirë. Firma që poshtron tubat ndeshet me dy pengesa të mëdha. Në rrugën ku duhet të kaloj linja e re e ujësjellësit kanë mbirë ndërtime pa leje. Zabtuesit e truallit pengojnë ecurinë e punës.
Nga ana tjetër në ujësjellësin e Përmetit ka mjaft ndërhyrje të parregullta në rrjedhjen kryesore. Kjo bënë që uji të vijë me pakicë nëpër lagje. Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit pritet që të shtoj prurjet me 20 litra në sekond./tvklan.al