15:27 25/05/2014Uji që del nga landfilli i sharrës, i papërpunuar ka në përbërej të tij disa element ndotës, organik dhe metale të rënda. Ky është përfundimi i analizave të kryera në institutin e fizikës bërthamore, pas interesimit të televizionit Klan që teksa pasqyroi situatën, mori dhe një kampion uji për ta analizuar.Ambjentalisti Sazan Guri thotë se në bazë të analizave, parametrat e disa prej metaleve të rënda janë mbi normat e lejuara.Por ky ujë me rjedhje të vazhdueshme i cili derdhet me pas në lumin Erzen, sipas specialistëve ka ndotje organike të lartë. Kjo ndotje ndikon në mjedis dhe në lidhje zinxhir ai arrin deri tek njerëzit.E megjithatë ndikimi në shëndetin e njeriut nuk është i menjëherëshëm.Landfilli i sharrës është i vetmi, në Tiranë, në të cilin grumbullohen çdo muaj mbi 30 mijë ton mbetje organike dhe inorganike.Tv Klan