Uji me shishe plastike i rrezikshëm për shëndetin?
93% e ujërave të ambalazhuar kanë përmbajtje mikroplastikash. Janë kryer një sërë analizash mbi 259 lloje ujërash të ambalazhuar nga 9 vende të ndryshme të botës dhe rezultatet janë vërtet problematike.
Pasi në ujin e shisheve plastike rezulton se mikroplastikat janë në përqindje të lartë, 10 pjesëza dhe 325 mikropjesëza për litër, duke tejkaluar normat. Plastika e gjetur në ujin që konsumojmë kryesisht është polipropilene, që përdoret për prodhimin e tapave. Ekspertët thonë se kjo sasi është dyfish më e madhe se ato të gjetura në ujin e rubinetit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë ka vendosur të nisë hetimet mbi këtë çështje kaq delikate. Studimet dhe analizat u kryen nga
Orb Media
, një organizatë gazetaresh non profit në bashkëpunim me universitete amerikane.
Klan Plus