Ujku “Trump” nga Kosova
Hysni Rexhaj, një fermer nga Gjakova po bën bujë në mediat ndërkombëtare, të cilave u ka tërhequr vëmendjen ujku i tij. Kafshën e egër e ka quajtur “Trump”, sipas mbiemrit të presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Reporteret e agjencisë së lajmeve Reuters vizituan fermën e tij, ku ndodhen 4 ujqër. Por siç e shpjegon ai vetë, njërin prej tyre e ka quajtur Tump sepse është energjik dhe vepron sipas mënyrës së tij, cilësi që i ka edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të cilin fermeri gjakovar e ka idhull.
Rexhaj, i cili nuk ka frikë të vendosë krahun e tij në gojë të ujkut, e konsideron vetëm si ujku Alfa. Ndërsa Trump është zëvendësi i tij në kope – shkruan Reuters.
Në fermën e tij, Hysni Rexhaj mban edhe shqiponja, po ashtu edhe fazanë, pula, pëllumba, lopë e kuaj. Një fermë e veçantë që në të shkuarën është bërë subjekt i reportazheve në televizionet kosovare.
Tv Klan