“Ujqërit e vetmuar të sulmojnë Belgjikën”


“Ujqërit e vetmuar të sulmojnë Belgjikën”

15:14 11/08/2016

ISIS kërcënon sërish Europën.

Një kanal i Shtetit Islamik në platformën

Telegram

u bën apel “ujqërve të vetmuar” që të nisin sulmet në Europë dhe në mënyrë të veçantë në Belgjikë, vend që vazhdon të jetë objektivi kryesor i kërcënimeve.

Një ditë më parë, në aeroportin e Zaventem në Bruksel u vendos gjendja e alarmit për shkak se dy avionë, të cilët prisnin të uleshin në këtë aeroport, sinjalizuan prani të bombave në bord. Të dy avionët u ulën në pistë pa asnjë problem. Ministri i brendshëm belg tha se nuk ishte gjetur asgjë e dyshimtë në bordin e tyre.

Një nga avionët vinte nga Oslo dhe tjetri nga Kopenhagen. Pilotët morën alarmin për bombë rreth 20 minuta para uljes.

Tv Klan






Të ngjashme