Ulen tarifat e AMC – (6 Shtator 1999)


Ulen tarifat e AMC – (6 Shtator 1999)

17:12 06/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Zgjerohet kapaciteti në rrjetin cellular. Shqipëria po përgatitet për bum ekonomik. Duke filluar nga mesi i Shtatorit, tarifat e instalimit do të ulen afërsisht 40%, duke përfituar edhe konsumatori. Me rastin e instalimit të këtij centrali shiriti përurues pritet nga kryeministri Majko i shoqëruar edhe nga një pjesë e kabinetit të tij.

Tre million dollarë fonde të gjeneruara nga aktiviteti i vet kompanisë AMC, kanë mjaftuar për këtë zgjatim rrjeti. Investim i cili konsiston në instalimin e një centrali të ri me kapacitet 20 mijë numra. Ndërtimi i nëntë stacioneve të reja të mbulimit në Tiranë dhe dyfishimi i kapacitetit në zonat aktuale të mbulimit.

Sipas drejtuesve objektivat janë brenda muajve Tetor, riaktivizimi i shërbimit në zonën e Lushnjes. Po brenda këtij muaji fillimi i ofrimit të shërbimit në Kukës, ku së shpejti vihen instalime në Kukës e Mid. Ndërsa prioritetet afatmesme që edhe kryeministri i ka përmendur janë mbylimi i zonave ku kryen transaksionet më të mëdha tregtare, pikat doganore dhe akset më të rëndësishme rrugore. Vetë buxheti i shtetit do të fitoj por përfitues më të shumtë do të fitojn qytetarët tha Majko./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme