Ulet çmimi i naftës në vend – (28 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Më në fund çmimi i naftës në pikat e pakicës, ka pësuar ulje. 80 dhe 82 lekë litri, janë çmimet e reja të naftës të reklamuara në karburantet e Tiranës. Duke e krahasuar me dy javë më parë kur çmimi i naftës ishte 100 lekë për litër, këto dy ditë kemi një rënie të çmimit nga 15% deri 20%. Ulja prej 5 ose 10 lekësh, kanë pësuar dhe produktet e tjera si benzina me plumb me 110 lekë litri dhe benzina pa plumb 120 lekë litri.
Shkaku i uljes së çmimit të naftës me pakicë sipas tregtarëve tanë është ulja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Kjo është ulja e dytë brenda një kohe të shkurtër që pësojnë çmimet e karburanteve, pasi më parë kompania shqiptare ARMO, vendosi të shesë naftën e Ballshit me shumicë me çmimin 67 lekë për litër./tvklan.al