Ulet interesimi për vaksinim në RMV
Në një ditë vetëm 3.458 qytetarë të vaksinuar
Në Maqedoninë e Veriut dukshëm është ulur interesimi për vaksinim. Sipas një njoftimi zyrtar të MSH-së gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 3.458 doza, prej të cilëve 873 si dozë e parë, 2.513 rivaksinime dhe 72 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.
Deri më 06 Tetor gjithsej janë vaksinuar 793.179 qytetarë, 743.374 janë rivaksinuar, kurse 571 kanë marrë dozën e tretë.
Vaksinimi me dozën e tretë nisi më 27 Shtator dhe fillimisht u rekomandua për personat mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësor dhe të sëmurit kronik, por më 4 Tetor, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se dozën e tretë mund ta marrin të gjithë ata që dëshirojnë pa dallim moshe.
Sipas MSH-së, përfshirja e vaksinimit me një dozë e qytetarëve mbi 18 vjeç është 47%, të rivaksinuar janë 44% e popullatës.
Nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar mbi 193 mijë diagnostifikime me COVID-19, janë shëruar mbi 175 mijë, kurse 6.758 persona kanë humbur betejën me koronavirusin. Momentalisht shënohen 10.819 raste aktive.
Tv Klan