Ulet mosha e duhanpirësve


Ulet mosha e duhanpirësve

00:45 11/02/2018

Çdo vit diagnostikohen 800 raste me sëmundje pulmonare si pasojë e pirjes së duhanit. Pavarësisht stadit të sëmundjes, për mjekët një shqetësim më vete mbetet ulja e moshë së përdoruesve.

Sipas mjekëve, simptomat shfaqen rreth 10 vjet pas fillimit të cigares. Por me nisjen që në moshë të re, ky risk është edhe më i lartë.

Krahas konsumit të duhanit, sipas mjekes Bala një faktor nxitës është edhe prezenca në një ambient të ndotur, çka rrit prekjen nga sëmundjet pulmonare.

Një tendencë në rritje, sipas saj, është edhe konsumi i duhanit nga femrat, çka sjell pasoja pa kthim për fëmijët që lindin nga një nënë duhanpirëse.

Që prej vitit 2014, në Shqipëri nuk ka ndonjë studim lidhur me konsumin e duhanit, por sipas shifrave të asaj kohe të ISHP, rreth 11, 5% e të rinjve deri në moshën 15-vjeçare janë konsumatorë të duhanit.

Klan Plus






Të ngjashme