Ulet niveli i inflacionit në Shqipëri (17 Nëntor 2000)
Treguesit makroekonomik dhe zhvillimet në politikën monetare të 10 muajve të fundit kanë ulur nivelin e inflacionit në Shqipëri. Inflacioni vjetor ka arritur në masën 1,7% nga 1,8% vitin e kaluar ku Banka e Shqipërisë synon që deri në fund të vitit të arrihet kufiri i poshtëm i objektivit 2-4%. Kështu ka deklaruar sot Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani në një konferencë për shtyp.
Gjatë konferencës Cani diskutoi mbi disa naga operacionet monetare të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, përmirësimet nga disa sektorë ekonomikë që janë të dukshme ku prodhimi bujqësor ka qenë i lartë, gjë që ka ndihmuar në uljen e inflacionit. Eksportet bujqësore janë rritur në masën 10%, ndërsa importet janë ulur në 18%. 78% e importeve shqiptare janë nga vendet e komunitetit europian të cilat karakterizohen nga një stabilitet çmimesh.
Gjatë kësaj periudhe është vërejtur gjithashtu dhhe zhvlerësimi i euros kundrejt dollarit. Por, rritjet e lëndëve djegëse për shkak të krizës energjetike në vend mendohet të rrise i nflacionin për 6 muajt e ardhshëm në Shqipëri. Banka e Shqipërisë për të zbatuar politikën e saj operon vetëm me instrumenta indirektë ku gjendja e sistemit bankar sot sipas Canit, është mjaft e shëndoshë./tvklan.al