Ulet norma e inflacionit në vend – (19 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Pas ngritjes spekulative të çmimeve në muajin Dhjetor të vitit 2000, ku inflacioni në bazë vjetore arriti në 4.2%, fillimi i këtij viti shënoi stabilizimin e çmimeve në vlerat reale dhe uljen e normës së inflacionit në masën 2.2%. Dukuria e stabilizimit të çmimeve, u vu re prej muajit Janar dhe është në vazhdim. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është vënë re dhe rënia e fuqisë blerëse në sektorin ushqimor dhe të fruta-perimeve.
Ulje vihet re edhe në sektorin e lëndëve djegëse dhe tashmë stabilizimi i benzinës dhe naftës, ku kjo e fundit ka ndalur në 75 lekë për litër. Gjatë muajit Janar, indeksi i çmimeve të konsumit në bazë mujore, rezultoi negativ. Kjo vërteton se rritja e inflacionit gjatë muajit Dhjetor 2000, nuk ishte për faktor të qëndrueshëm dhe afatgjatë dhe rritja e çmimeve ishte spekulative./tvklan.al