Unaza e Fierit dhe vonesat në rregullimin e saj (2 Prill 2001)
Një orë udhëtim duhet për të shkuar nga Tirana në Durrës dhe po kaq duhet për të qarkulluar brenda për brenda Fierit. Trafiku i shtuar dhe rrugët e paasfaltuara krijojnë bllokime dhe vonesa në lëvizje. Sipas specialistëve rrugorë të Fierit për të ndrequr këtë parregullsi mjafton për t’u ndrequr segmeti prej 1500 metra pikërisht nga rruga e stadiumit dhe deri tek uzina mekanike bujqësore.
Kështu makinat nuk do të kalojnë vetëm brenda qytetit, por do të përdorin edhe unazën. Në bashki edhe pse ekzistojnë fondet për të përfunduar këtë projekt, një problem tjetër pengon mosrealizimin. Rruga nuk mund të asfaltohet pa mbyllur ujësjellësin dhe tubacionet. Duke u vënë në përdorim kjo unazë, rrugët kryesore të qyteti, do t’u japin më shumë hapësirë këmbësorëve./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti