Unaza e Re me qendër shëndetësore
Zona e Unazës së Re në Tiranë do të ketë një qendër të re shëndetësore. 25 mijë banorët e saj tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë shërbimet mjekësore pranë vendbanimit të tyre. Mjediset e qendrës së re janë vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ai i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Për Tahirin ky është një tjetër premtim i mbajtur duke i dhënë zgjidhje problemit të kësaj zone.
25 mijë banorët e Unazës së Re detyroheshin ta merrnin shërbimin shëndetësorë në zona të tjera, të kryeqytetit si Laprakë apo në Kombinat. / TV KLAN