Unaza në qytetin e Peqinit e shkatërruar – (28 Janar 2001)


Unaza në qytetin e Peqinit e shkatërruar – (28 Janar 2001)

12:42 28/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Unazës dhe një pjese të rrugës nacionale në qytetin e Peqinit, nuk i ka mbetur asnjë centimetër asfalt. Rrugës i ka dalë tabani dhe automjetet qarkullojnë mbi zhavorr dhe gurë. Në fushatën elektorale qytetarëve peqinas, iu premtua ndërtimi i unazës dhe pjesës së prishur të rrugës nacionale brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, mirëpo deri tani nuk ka asnjë sinjal për akordimin e fondeve, ndonëse projekti përkatës, ka arritur.

Në këtë aks rrugor, kalojnë automjetet e të gjitha tonazheve nga lindja për në perëndim dhe anasjelltas. Kështu që pjesa e prishur nuk i takon vetëm qytetarëve peqinas, por gjithë Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme