“Unë e di që kam kryer një krim vërtet të tmerrshëm”
Një adoleshent nga Indiana, SHBA, i cili u dënua fillimisht me 25 vite burg pasi ndihmoi në vrasjen e njerkut të shokut të tij kur ishte 12 vjeç, pritet të lirohet për tre muaj.
Paul Gingerich tani 18 vjeç, përfitoi nga ulja e dënimit pasi kaloi 6 vite pas hekurave. Me sjellje të mirë dhe pjesëmarrje në një program të tranzicionit të komunitetit, ai mund të lirohet pas 90 ditësh nga burgu. Gingerich u arrestua në vitin 2010 kur ishte në klasën e gjashtë, pasi mori pjesë në vrasjen e Phillip Danner njerkut të shokut të tij, sëbashku me këtë të fundit, Colt Lundi, në atë kohë 15 vjeç. Të dy kishin një plan për ta përzënë atë. Kur Danner u përpoq t’i ndalonte ata, Lundy gjeti një çift pistoletash në shtëpinë e tij dhe e vranë atë me 4 plumba. Lundy, tani 21 vjeç, i cili ka ka vuajtur dënimin në një burg për të rritur do të qëndrojë edhe për të paktën gjashtë vjet të tjera. Ndërsa Gingerich besohet të jetë më i riu në Indiana i dënuar si një i rritur."Unë e di që kam kryer një krim të vërtetë të tmerrshëm dhe më vjen keq për këtë,"
tha Gingerich të premten në sallën e gjyqit, raportoi Indy Star."Kurrë nuk do të pushoj së kërkuari falje dhe e di që kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme,"
tha më tej ai./tvklan.al