“Unë Gruaja”, revista më e re në treg (18 Gusht 1999)


“Unë Gruaja”, revista më e re në treg (18 Gusht 1999)

14:14 18/08/1999

Një revistë e re me ngjyra në tregun e medias. “Unë Gruaja” është një mundësi më shumë jo vetëm për gratë shqiptare. Numrin e saj të parë Gusht ’99 ju mud t’a blini në çdo pikë të gazetave për 200 lekë. Botimi i kësaj reviste është mundësuar nga financimi i fondacionit hollandez Pres Nao dhe organizatës shqiptare Qendra e Gruas.

Në faqet e saj të ilustruara do të gjeni informacionet që ju intereson, komente dhe reportazhe. Kjo revistë hyn në tregun e konkurencës së lirë për të krijuar lexuesin e vet që nuk është e thënë të jenë vetëm gratë. Hitoria e feminizmit në Shqipëri mund të jetë e shkurtër por jan me qindra figura të spikatura gjatë gjithë historisë së kombit që në një mënyrë apo tjetër kanë dhënë kontributin e tyre në emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Kjo revistë do të sjellë në faqet e saj edhe personalitete të huaja. Revista e përmuajshme drejtohet nga pena të njohura të gazetarisë si Iris Luarasi dhe Anila Bisha./tvklan.al






Të ngjashme