“Unë i vrava! Lutjet dhe paqja qofshin mbi profetin e Perëndisë”


“Unë i vrava! Lutjet dhe paqja qofshin mbi profetin e Perëndisë”

21:09 20/06/2016

Një transkript i pjesshëm i thirrjeve mes policisë dhe Omar Mateen është publikuar nga FBI-ja. FBI-ja ka bëtë të ditur se ai ka folur dy herë gjatë tre telefonatave të bëra, 30 minuta pasi filloi sulmin. Mateen dyshohet se ka telefonuar në kohën që ai po mbante peng dhjetra njerëz në vendngjarje. Thirrja e parë ka zgjatur 50 sekonda.

omar m

Policia: Emergjenca 911, biseda po regjistrohet,

Mateen: Në emër të zotit, mëshiruesit..

Policia: Çfarë ?

Mateen: Lëvduar qoftë Perëndia, lutjet dhe paqja qofshin mbi profetin e Perëndisë. Jam në Orlando dhe unë shkaktova të shtënat..

Policia: Ok, cili është emri yt?

Mateen:  Emri im është Zotimi për besnikëri (humbet zëri)

Policia : Në rregull, ku je ?

Mateen:  Në Orlando.

Polica : Ku në Orlando? (fjalët e fundit pasi humbet lidhja telefonike)

Gjatë këtyre komunikimeve, Mateen e identifikoi veten si një “ushtar Islamik”.

maten

Ndërkohë, një zëdhënës i FBI-së tha për gazetarët se Omar Mateen kishte folur në një “mënyrë trishtuese, të qetë dhe të qëllimshme”.  Ai ka shtuar se nuk ka asnjë provë e cila tregon se Omar Mateen po bashkëpunonte me persona të tjerë.  Mësohet se më parë FBI ka deklaruar se ai është zotuar për besnikëri ndaj Ebu Bekr el- Bagdadi, lider i “Shtetit Islamik”.

Kryetari Republikan i Shtëpisë së Bardhë, Paul Ryan ka kritikuar vendimin për të publikuar bisedën duke e quajtur “absurde”.Zyrtarët janë përgjigjur se arsyeja e publikimit ishte për të mos u dhënë përparësi individëve të cilët janë përgjegjës për sulme të mëparshme terroriste.  Mësohet gjithashtu se Mateen i  ka thënë njërit prej policëve  se do ti tregojë Amerikës të ndalojë bombardimet mbi Sirinë dhe Irakun, dhe se kjo ishte arsyeja që ishte ndodhej aty./Tvklan.al





Të ngjashme