“Unë jam gomari”, Rama me qytetarin: Meta është ujk. Basha, arushë polare
Kryeministri Edi Rama njihet për batutat e tij me qytetarët gjatë vizitave të ndryshme që bën gjatë ditës. Së fundmi, në rrjetet sociale ai ka shpërndarë një video me një qytetar i cili krahason kryeministrin, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha me kafshë të ndryshme.
Vetë kreu i qeverisë pranoi të ishte gomari. “Është më punëtor. Edhe të birin e Perëndisë gomari e mbajti se i biem në qafë njëri-tjetrit, kur themi njëri gomar tjetri gomar”, tha Rama.
Ndërkohë, së bashku me banorin vendosën që Meta është ujk, ndërsa Basha arushë polare.
Edi Rama: Çfarë kafshe do isha unë? Sipas teje se je i fushës.
Banori: Kafshën më punëtore…
Edi Rama: Cila? Gomari? Gomari është më punëtori. I mban të gjithë ngarkesat i çon në destinacion. Edhe të birin e Perëndisë gomari e mbajti se i biem në qafë njëri-tjetrit, kur themi njërit gomar, tjetri gomar. Ok unë e kuptova, unë jam gomari. Po virusi presidencial çfarë kafshe është sipas teje?
Banori: Aaa, ky s’ngopet. Është ujk ujk. Ha, vjell.
Edi Rama: Po ky tjetri se këtij nuk i themi dot ujk, ça është ky.
Banori: Luli është ariu polar, fle gjumë gjashtë muaj
Edi Rama: Ai arush polar, jo ari polar./tvklan.al