“Unë shkaktova aksidentin”, shqiptari vetëdorëzohet në polici pas përplasjes fatale


“Unë shkaktova aksidentin”, shqiptari vetëdorëzohet në polici pas përplasjes fatale

09:59 04/03/2018

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane si shkaktar i një aksidenti me vdekje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 1 Marsit në Pieve Emanuele, ku mbeti e vdekur një grua 73-vjeçare dhe u plagos vajza e saj 45-vjeçare, të cilat po udhëtonin me një automjet Nissan.

Makina e tyre u përplas nga mjeti tip BMW që drejtohej nga shqiptari, i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja. Ditën e shtunë, ai u vetëdorëzua në polici i shoqëruar edhe nga avokati i tij.

“Unë isha ai që shkaktoi aksidentin”

, i tha 43-vjeçari policisë, duke shtuar se

“kisha frikë prandaj u largova”.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet edhe për vjedhjen e automjetit tip BMW me të cilin u aksidentua. Sipas policisë italiane, ai është pjesë e një grupi të strukturuar për vjedhjen e automjeteve luksoze. Përpos akuzës për aksident me pasojë vrasjen, 43-vjeçari shqiptar hetohet edhe për vjedhjen e makinës. /

tvklan.al






Të ngjashme