Unesko gratë në media – (7 Mars 2000)


Unesko gratë në media – (7 Mars 2000)

20:20 07/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Gratë bëjnë lajmin. Grupi shqiptar i grave në media i bën thirrje të gjitha mediave shqiptare që të përkrahin nismën e UNESKO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për edukim, shkencë e kulturë, që drejtimi i informacionit në ditën ndërkombëtare të grave në 8 Mars në të gjithë botën ti lihet grave gazetare. Në ato organe shtypi ku në drejtim nuk ka asnjë grua, kjo nismë përbën një eksperiencë të re mjaft të rëndësishme, jo vetëm për ato si gazetare por dhe për redaksitë ku punojnë dhe për publikun që i ndjek dhe I lexon.

Drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s në thirrjen që i bën medias botërore për ta përkraur këtë nismë shkruan. “Nëse gazetarët, media dhe organizata që i përfaqësojnë ata, bashkohen për të siguruar suksesin e kësaj nisme atëherë për herë të parë në histori, informacioni i një dite do të mbaj përgjegjësinë e editorialit të grave gazetare.

Duke ftuar shtypin shqiptar të përkrah këtë nismë të mbështetur nga pjesa më e madhe e medias botërore dhe të përshëndetura nga shumë organizata dhe personalitete të shquara ndërkombëtare, urojmë që 8 marsi 2000 të shndërrohet në një ditë reflektimi për gjithë shoqërinë shqiptare, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për profesionalizëm, aftësitë, talentin dhe pjekurinë e secilit./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme