UNHCR dhe raporti mbi refugjatët kosovarë (14 Korrik 1999)


UNHCR dhe raporti mbi refugjatët kosovarë (14 Korrik 1999)

10:13 14/07/1999

Një tren i posaçëm i vënë në dispozicion nga UNHCR-ja ka bërë të mundur nisjen për në vendin e tyre të rreth 100 refugjatëve kosovarë. Sipas përfaqësuesve të UNHCR-së është dita e gjashtë që bëhet transportimi i tyre me tren dhe deri tani janë nisur më shumë se një mijë vetë. Zyra e hapur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, përballon të gjitha kërkesat e refugjatëve për regjistrim dhe për të marrë biletat për nisje.

UNHCR-ja ka marrë të gjitha masat për një udhëtim sa më të sigurt. Ushqimi falas, ekipi mjekësor si dhe ushtarë të NATO-s shoqërojnë refugjatët deri në Mjedë. Përfaqësuesi i UNHCR-së, Xhonatan Rafenber thotë se gjithçka është e organizuar, strehimi, ushqimi, racione speciale për fëmijët dhe gratë shtatëzëna si dhe ndihma e nevojshme mjekësore./tvklan.al






Të ngjashme