UNHCR investime në Shkodër – (17 Tetor 1999)


UNHCR investime në Shkodër – (17 Tetor 1999)

20:26 17/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

UNHCR jep 420 mijë dollarë për rehabilitimin e qendrave që priten refugjatët kosovarë në Shkodër. Komisariati i lartë i refugjatëve në vazhdim të programit të tij ka mbrritur edhe në qytetin më të madh të veriut të vendit, i cili strehoi mbi 45 mijë kosovarë. Me këtë fond do të rehabilitohen Qendra Kulturore e Fëmijëve, Pallati i Sportit, Poliklinika, Shkolla e Muzikës, Shkolla e Veterinarisë dhe Vukatanës, të cilat strehuan gjysmën e të ardhurve në këtë qytet.

Gjithashtu UNHCR ka vënë në dispozicion për pastrimin e qytetit, një fond prej 34 mijë dollarësh. Por sipas Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Bahri Boriçi, fondi prej 450 mijë dollarësh për administrim ka anashkaluar autoritetet lokale. Organizata të ndryshme joqeveritare do të menaxhojnë fondin e vënë në dispozicion nga UNHCR-ja.

Kjo pakënaqësi e pushtetarëve lokal ka si bazë aludimet e tyre për abuzimet nga ana e OJQ-ve, me fondet e vëna në dispozicion për kosovarët gjatë pranverës./tvklan.al






Të ngjashme